Pagesa të automatizuara

Kompanitë e mëdha, platformat e e-commerce, institucionet financiare shpesh duhet të kryejnë shumë pagesa brenda një kohe të shkurtër. Paysera mund ta bëjë më të thjeshtë, sepse pagesa në masë përmes API bëhet me lehtësi, shpejtësi dhe çmim të ulët. Nuk ka nevojë të identifikoheni çdo herë në Paysera ose në sistemin bankar, pagesat iniciohen nga sistemi juaj i kontabilitetit ose i biznesit i cili është i integruar me Paysera përmes ndërfaqes së sigurt API .

Transferta të shpejta me çmime konkuruese

Transfertat bëhen në mbi 10 000 banka dhe mbi 180 vende me një çmim shumë të favorshëm dhe paratë zakonisht arrijnë tek përfituesi brenda vetëm 30 minutave. Çmimi ynë është jashtëzakonisht i ulët, kështu që zakonisht transfertat përmes Paysera kushtojnë më pak, sesa përmes bankave.

Këmbimi Valutor

Paysera ofron këmbim valutor në një shkallë shumë të favorshme. Tani mund të mbani fonde në llogari në 30 monedha të ndryshme dhe t'i përdorni ato për të bërë transferta ndërkombëtare dhe lokale. Konvertimi valutot gjithashtu mund të kryhet automatikisht përmes API.

Niveli më i lartë i sigurisë



Siguria është përparësia më e lartë për Paysera. Ne gjithmonë përpiqemi të përdorim softuer, teknologji dhe sisteme monitorimi që plotësojnë standardet më të larta, duke siguruar kështu mbrojtjen e parave, të dhënave dhe transfertave tuaja - 24/7.